75 Mall Live Search
16:06 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Limaj e quan akt të turpshëm sulmin e sotëm ndaj gruas rome

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me sulmin e sotëm fizik ndaj gruas se përkatësisë rome.

Limaj e ka dënuar këtë veprim, duke ftuar institucionet përkatëse që kryesit e këtij akti akti të turpshëm t’i nxjerrin para drejtësisë.

Kosova, thotë Limaj, është vend i të gjithë qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë të cenojë dhe linçojë askënd.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, shkruan se Kosova është vend ku respektohet përkatësie fetare etnike e secilit qytetarë të këtij vendit.

Sulmi i sotëm fizik ndaj gruas rome nuk është i pari.

Dy ditë më parë ajo parë është sulmuar në qytetin e Lipjanit.