Sulmi ndaj gruas rome: Institucionet marrin letër nga shoqëria civile, gazetarët dhe studentët
Përfaqësuesit e shoqërisë civile të romëve kosovare, gazetarë, studentë dhe intelektualë mbi sulmet e fundit ndaj pjesëtarëve të komunitetit rom në Kosovë, kanë reaguar ndaj sulmit të gruas rome.
Si formë të reagimit dhe dënimit të sulmit ata kanë dërguar një letër publike në drejtim të tri institucioneve: Komisionit të Pavarur pë Media, Avokatit të Popullit si dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Më poshtë gjeni letren e tyre të plotë:
Komisionit të Pavarur për Media
Ministrinë e Punëve të Brendshme
Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë
nga
Përfaqësuesit e shoqërisë civile të romëve kosovare, gazetarë, studentë dhe intelektualë mbi sulmet e fundit ndaj pjesëtarëve të komunitetit rom në Kosovë.
31 Maj 2019
Letër publike
Më 29 maj 2019 një grua u sulmua brutalisht në Lipjan e me vone, edhe sot ne Ferizaj nga një turmë e individëve të rinj, me sa duket, fëmijët e shkollave pas disa tregimeve të rreme dhe të papërgjegjshme të publikuara nga disa media publike se ajo ka qenë potencialisht e rrezikshme dhe mirej me trafikimin i fëmijëve. Nxitja e turmës për linçim është përkeqësuar më tej me informacionin se personi / gruaja mund të jetë transgjinor dhe / ose i përket komunitetit rom, informacioni ky i fundit ka ardhur drejtpërdrejt nga Raporti i Policisë, duke rritur në mënyrë indirekte rrezikun ndaj këtij personi duke pasur parasysh statusin e vulnerabilitetit të këtyre grupeve të veçanta në shoqërinë tonë.
Kosova është një shoqëri multietnike dhe rendi i saj institucional bazohet në parimet e, midis të tjerash, lirisë, respektit të të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit. Në këtë drejtim, shteti ka përgjegjësinë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët mund të jenë subjekt i kërcënimeve ose veprimeve të diskriminimit, armiqësisë apo dhunës si rezultat i identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar.
Këto akte nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe për këtë arsye ne jemi të kënaqur të dimë se figurat më të larta politike në shoqërinë tonë e kanë dënuar fuqishëm këtë akt të dhunës. Aktivistë të shumtë të të drejtave të njeriut bënë të njëjtën gjë. Anëtari i Parlamentit thirri në një protestë publike në Prishtinë. Shumë media prodhuan raporte rreth kësaj qeshtjeje dhe një shumicë e madhe e shoqërisë sonë ndieu një neveri dhe turp, duke e klasifikuar këtë si një incident të izoluar dhe jo një praktikë të rregullt.
Megjithatë, do duhej të nxirren mësime dhe duhet të ndërmerren veprime për të parandaluar që veprimet e tilla të ndodhin përsëri në të ardhmen.
Prandaj, ftojmë Komisionin e Pavarur për Media që të iniciojë një hetim dhe të ndermerrë masa ligjore në lidhje me raportimin e rremë dhe të papërgjegjshëm në disa media publike; Përveç kësaj, Komisioni duhet të japë një rekomandim për të gjitha mediat në lidhje me raportimin e përgjegjshëm, na raste kur ata mund të nxisin pikëpamjet dhe mendimet homofobike dhe / ose raciste si dhe të shkaktojnë krime të urrejtjes.
Ne gjithashtu ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrin veprime dhe të ndryshojnë rregulloret e tyre mbi raportimet publike me të cilat do të ndalohet deklarimi i përkatësisë etnike të kryerësit dhe/ose viktimës së një krimi. Në një shoqëri të barabartë kjo praktikë konsiderohet diskriminuese dhe deklarimi i kombësisë konsiderohet absolutisht e parëndësishme në çfarëdo krim tjetër përveç atij të motivuar etnikisht.
Ne gjithashtu ftojmë Ombudspersonin në Kosovë që të marrë të gjitha veprimet dhe masat në mandatin e tij me qëllim që institucionet publike të mbahen përgjegjëse për shkeljet e pretenduara dhe të mundshme të të drejtave të njeriut në këtë rast.