75 Mall Live Search
16:51 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

INPO kërkon mbrojtje për viktimën e sulmit në Ferizaj

Organizata joqeveritare INPO ka dënuar sulmin fizik ndaj gruas në Ferizaj si dhe ka kërkuar mbrojtje të viktimës e ndjekjes së personave përgjegjës, përcjellë Indeksonline.

Përmes një komunikate për media, INPO ka thënë se kjo sjellje ëhstë e papranueshme.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të INPO-s:

INPO dënon ashpër sulmin fizik dhe sjelljen brutale ndaj qytetares në Ferizaj, kërkon mbrojtje të viktimës së dhunës dhe ndjekje të personave përgjegjës

INPO reagon ashpër ndaj sulmit fizik të ushtruar nga një qytetareje, e cila është raportuar se i takon përkatësisë rome. Sulmi fizik dhe linçimi i një qytetareje të pafajshme është i papranueshëm dhe INPO dënon ashpër këtë dhunim të të të drejtave të njeriut, lirisë së lëvizjes dhe të drejtës për jetë të një qytetareje, e cila siç vërehet në videot e publikuara në media me asnjë veprim nuk e ka provokuar asnjë situatë, e cila do të prodhonte pasojën e dhunës fizike ndaj saj.

INPO vlerëson se mekanizmat e sigurisë dhe  ndjekjes duhet të reagojnë me urgjencë për ta mbrojtur viktimën e dhunës brutale dhe të njëjtën kohë të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në këto veprime të dhunshme.

INPO gjithashtu bën thirrje për mediat, të cilat duhet ta luajnë rolin e tyre, duke respektuar parimet e informimit për të raportuar vetëm të vërtetën, sepse në të kundërtën sikurse në këtë rast, raportimet joprofesionale dhe joetike mund të prodhojnë pasoja fatale për jetën e qytetarëve.