75 Mall Live Search
09:57 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Stoltenberg në Tiranë, takime me Metën e Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nesër do të mbërrijë në Tiranë në një vizitë zyrtare të paplanifikuar më parë.

Përpara ndalesës për në Shkup, e cila ishte e planifikuar që më parë në datat 2 dhe 3 qershor, kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vendosur që të bëjë një ndalesë në kryeqytetin shqiptar, vetëm pak orë përpara protestës së radhës së opozitës.

Stoltenberg në vizitën e tij disa orëshe në Tiranë pritet të takohet me presidentin Ilir Meta, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama, me te cilin është planifikuar të zhvillohet dhe një konferencë për shtyp në orën 15:20.

Shefi i NATO-s pritet te japë disa mesazhe te forta lidhur me krizën politike.