Zaimina Vasjari i’a uron në mënyrë të veçantë ‘1 Qershorin’ vajzës së saj
Zaimina Vasjari njihet si një prej femrave më të bukura shqiptare.
Karriera e saj nisi të marr kahje në vitin 2002 kur edhe u shpall si Miss Shqipëria, nga ku nisi e gjitha, shkruan IndeksOnline.
Pastaj ajo vazhdoj të mirrej me muzikë, si këngëtare ajo kishte sukses me disa projekte siç ishin këngët : “Ku je”, “Pa ty”, “Kthehu” etj.
Në janar të vitit 2018 Zaimina e solli në jetë vajzën, që e pagëzoj me emrin Khloe, kështu duke u bërë nënë për herë të parë.
Përkushtimi ndaj vajzës ishte mjaft i madh, duke e lënë prapa për një kohë përkushtimin ndaj karrierës.
Sot, kur shënohet 1 Qershori, si dita e fëmijëve, Zaimina ka zgjedhur që ta urojë vajzën me anë të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram.

“Gëzuar 1 Qershorin ëmbëlsira ime”: shkruan ajo në përshkrimin e fotos, teksa shihet e lumtur pranë vajzës së vogël. /IndeksOnline