75 Mall Live Search
20:06 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Qendra e Mjekësisë Urgjente pajisjet me dy autoambulanca mbi 100 mijë euro

Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë është furnizuar me dy autoambulanca të reja.

Në një kontratë të publikuar nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se QMU për nevoja të saj tashmë do të këtë në dispozicion dy autoambulanca, transmeton Indeksonline.

Vlera e këtyre autoambulancave është 117 mijë e 430 euro.

Kontrata i është besuar grupit të operatorëve ekonomik N.SH.T. MADE-KOS ; DELFIN AUTO SH.P.K. me adresë në Prishtinë./Indeksonline/