75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dardana i kundërpërgjigjet akuzave të Bashkimit

Dardana i është kundërpërgjigjur akuzave të Bashkimit për tentim të blerjes së lojtarëve të tyre.

Dy skuadrat nga Kamenica takohen nesër në ndeshjen e barazhit për Ligën e Parë.

Takimi luhet në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Reagimi i Dardanës

“Kur bënë zhurmë “lepuri i frikësuar nga luani”.Duke parë se qyteti po lulëzon dhe ligën e parë do ta pasuroj me një ekip fantastik,stadium të ri dhe tifozë të veçante,lepujt e frikësuar janë zgjuar nga frika,Jemi më cilësorë,më të organizuar,më të fortë,më të mirë dhe vetëm një gjë dijmë-jemi fitues.Marrëzirat dhe justifikimet para humbjes janë vdekje nga frika,por kështu ndodhë kur përballë ke luanin e fuqishëm.Një porosi për fund:Shpejtësinë lepuri e ka dhe është e vetmja shpresë shpëtimi prandaj ju sugjeroj -ikni shpejt se në Dardanë është Luani”