Kaçanik, hajnat i vjedhin para dhe revolen Bereta
Një shumë e konsiderueshme e parave dhe një revole Bereta janë vjedhur në Rrekë të Kaçanikut, përcjellë Indeksonline.
Sipas të dhënave nga raporti i Policisë së Kosovës, të dyshuarit me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur gjësendet nga kasaforta.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka informuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte para ne shumë të konsiderueshme dhe një revole Bereta të cilën e kishte me leje. Njësit përkatëse kanë dal në vende ngjarjes”. /Indeksonline