Salah në gjumë bashkë me Kupën e Ligës së Kampionëve
Liverpool triumfoi në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp në finale mposhti Tottenhamin me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm në këtë triumf padyshim ishte sulmuesi, Mohamed Salah.
Egjiptiani ishte ylli që shkëlqeu këtë sezon duke i dhuruar kupën e gjashtë në histori Liverpoolit.
Salah gjatë udhëtimit për në Angli ka fjetur së bashku me kupën që mbrëmë e fitoi. /IndeksOnline/
