75 Mall Live Search
18:26 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj përkujton familjen Hasanaj nga Savrova e Suharekës, në 20-vjetorin e ekzekutimit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot familjen Hasanaj nga Savrova e Suharekës, 28 dëshmorët e martirët që ky fshat dha në luftën çlirimtare.

Tutje Haradinaj tha se nuk do të ndalojë asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjithë ata ëq u amshuan për liri, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar se pikërisht më 2 qershor të vitit 1999 në qendër të fshati  policia serbe vrau 6 djemtë  të familjes Hasanaj, Alush Hasanaj, Agim Hasanaj, Sherif Hasanaj, Ymer Hasanaj, Islam Hasanaj dhe Xhevat Hasanaj, ndërsa trupat tyre i varrosi në istikamet e UÇK-së në fshatin Bukosh.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot në 20-vjetorin e ekzekutimit të familjes Hasanaj nga Savrova e Suharekës, kujtojmë 28 dëshmorët e martirët që ky fshat dha në luftën çlirimtare.

Ne nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjithë ata që u amshuan për liri. Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve!

RH