Ministria që furnizon me garderoba pranverore vozitësit e saj (Dokument)
Dijana Zhiviq nuk ka shumë muaj që kur është emëruar si ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilllimit Rural.
Dikasteri që ajo udhëheq ditë më parë ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.
Ministrja Zhiviq ka mendur për garderobën e vozitësve dhe të zëvendës ministrave, shkruan Indeksonline.

Për tenderin “Blerja e uniformave pranverore për vozitësit e ministers dhe zv.ministrave”, fillimisht kjo ministri ka ndarë 1.800,00 euro.

Kontrata për furnizim i është besuar operatorit ekonomik “Seyos Sh.P.K”, dhe çmimi i tenderit kap shifrën prej 1.599,00 euro.
Blerja e uniformave pranverore, dukshëm do t’ua lehtësohe dukshëm punën e vozitësve të kësaj ministrie e cila për qëllim nga zhvillimin e Bujqësisë dhe Pylltarisë në vend. /Indeksonline/
