75 Mall Live Search
22:54 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Spektakël në Gjakovë, Liburn fiton finalen e parë

Është zhvilluar finalja e parë e Play-offit të Superligës së Kosovës në futsall.

Skuadra gjakovare, Liburn mposhti Mabetex Prishtinën me rezultat 3-2, shkruan Indeksonline.

Golat për vendasit i shënuan dy Ramadan Alaj dhe një Narcist Alibegu.

Ndeshja kthyese luhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë të enjten me 6 qershor, ku pritet të ndiqet nga mijëra shikues.

Në Prishtinë do të vendoset fati i kampionit për këtë sezon. /IndeksOnline/