Jahjaga ia dinë renin, shtronë iftar për disa gra që studiojnë fenë islame
Ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga sonte ka shtruar iftar.
Me anë të një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka bërë me dije se për iftar ka mirëpritur gratë e Fakultetit të Studimeve Islame- shkruan Indeksonline.
Sipas saj, janë gratë ato që çdo ditë e më shumë po marrin rol aktiv në jetën e përditshme për të ndërtuar një shoqëri demokratike e tolerante.

Shkrimi i saj i plotë:
Pata knaqësinë që sonte në iftar ti kem gratë e Fakultetit të Studimeve Islame, të cilat çdo ditë e më shumë po marrin rol aktiv në jetën tonë të përditshme për të ndërtuar një shoqëri demokratike e tolerante, në harmoni me vlerat tona kulturore dhe kombëtare.
