75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Trump arrin në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë arritur në Britani të Madhe për vizitën tre ditore.

Trump do të takohet me anëtarët e Familjes Mbretërore dhe pritet që të diskutojë ndryshimet klimatike dhe për firmën kineze Huawei me kryeministren në shkuarje Theresa May.

Edhe pse Trump më parë ka folur me admirim për May, gjatë takimit me të, pritet të ketë dallime të mëdha të qëndrimeve, përcjellë Indeksonline.

Gjatë ditës, presidenti do të takohet me Princin Charles dhe me Dukeshen e Cornwalk derisa në mbrëmje ai do të merr pjesë në ndenjën e organizuar për të dhe Zonjën e Parë nga Mbretëresha në Pallatin e Buckingham.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Duka dhe Dukesha e Cambridge. /Indeksonline/