75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në Suharekë

Një kasafortë metalike me para dhe stoli ari është vjedhur mbrëmë në Suharekë, përcjellë Indeksonline.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar  se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë tij duke dëmtuar derën dhe kanë vjedhur një kasafortë metalike me para dhe stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/