75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rast i rrallë, dy futbollistët e Kosovës kanë emër dhe mbiemër të njëjtë

Kosova U21 ka filluar stërvitjet për dy ndeshjet e qershorit që do t’i zhvillojë kundër Andorrës (më 6 qershor si mysafire) dhe kundër Turqisë (më 11 qershor në Prishtinë).

Përzgjedhësi Rafet Prekazi do të ketë të vështirë kur të thërret emrin e Lirim Kastratit pasi që aty do të paraqiten dy futbollist.

Njëri luan si mbrojtës dhe është pjesë e Bolognas në Itali ndërsa tjetri pjesë e Lekomotivës së Zagrebit luan si qendërsulmues.

Lirim Kastrati, sulmuesi i Lekomotivës së Zagrebit

Sulmuesi i Kombëtares U21 është nga Hogoshti i Kamenicës ndërsa më parë ka qenë pjesë e skuadrës kosovare Kika ku më pas u transferua te Shkëndija para se të vazhdoj karrierën në Kroaci.

Ndërsa mbrojtësi është rritur te të rinjtë e Romës në Itali dhe është nga Turjaka e Malishevës. /IndeksOline/

Lirim Kastrati, mbrojtësi i Bolognas që u rrit te Roma