Matt Damon dhe Christian Bale sfidojnë Ferrarin në filmin e ri ‘Ford v Ferrari’
Fituesit e çmimeve të Akademisë Matt Damon dhe Christian Bale janë yjet në filmin e ri ‘FORD v FERRARI’, bazuar në historinë e vërtetë të vizionarit amerikan Carroll Shelby (Damon) dhe shoferit të patrembur britanik Ken Miles (Bale), të cilët së bashku luftuan ndërhyrjen e korporatave, ligjet e fizikës dhe demonët e tyre personal për të ndërtuar një makinë garash revolucionare për Ford Motor Company dhe për të marrë dominimin e makinave të garave të Enzo Ferrarit në 24 orët e Le Mans në Francë në vitin 1966.
Matt Damon luan dizajnerin Carroll Shelby dhe Christian Bale shoferin e tij Ken Miles, të dy të ngarkuar me mposhtjen e Ferrarit në garën legjendare Le Mans.
Në atë kohë, Ferrari ishte forca dominuese në veprimtarinë e motorsportit, duke fituar gjashtë edicione të njëpasnjëshme të garës që nga viti 1960 dhe duke mbajtur rekordin e prodhuesit me nëntë fitime në total.
Filmi i bazuar në ngjarje të vërtetë është me regji të James Mangold do të shfaqet premierë me 15 nëntor të këtij viti. Aktorët e tjerë që luajnë në film janë edhe Jon Bernthal, Caitriona Balfe, Tracy Letts, Josh Lucas, Remo Girone dhe Ray McKinnon./Indeksonline/