75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Georgina kaq joshëse, pozon përkrah djalit të Cristiano Ronaldos

Modelja bukuroshe e cila tashmë është gruaja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo vazhdon të ‘mahnis’ publikun me fotot që publikon herë pas here, shkruan IndeksOnline.

Ajo ndiqet me interes nëpër rrjetet sociale nga miliona njerëz, duke qenë kaq atraktive me pamjen e saj, si dhe për lidhjen që ka me futbollistin e njohur.

Së fundmi ajo në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto teksa shihet me djalin e Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr.

9 vjeçari i cili është djali i Ronaldos nga një lidhje misterioze e tij gjatë kohës sa jetonte dhe vepronte në Angli, ku luante me ekipin e Manchester United.

Tek përshkrimi i fotos ajo ka shkruar : ‘Mirëmëngjes! Po stërvitem me princin tim.’

Ajo duket se e trajton  Ronaldo Jr sikur të ishte fëmija i saj, duke qenë se pozon shpesh së bashku me të.

Ata duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit. /IndeksOnline