Tayna zbulon sekretin, ja si arrin të mbahet në formë të mirë
 Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna, ka hyrë furishëm në tregun muzikorë shqiptarë, shkruan IndeksOnline.
 Kjo falë projekteve të saj muzikore e që janë pëlqyer shumë nga publiku.
 Duke debutuar me projektin ‘Columbiana’, i cili u shndërrua shumë shpejt në një hit, ajo nuk u ndal, duke vazhduar edhe me projekte tjera që u pritën mirë nga publiku.
 Për të qenë vazhdimisht pjesë e videoklipeve dhe paraqitjeve televizive, duhet patjetër një kujdes i madh ndaj pamjes fizike. 
 Kështuqë reperja nuk po e lë mbas as kujdesin për veten, së fundmi ajo ka postuar në rrjetin e saj në Instagram pamje nga palestra.
 Duket se palestra po e jep efektin, duke qenë se Tayna vazhdimisht duket mirë në paraqitjet e saj. /IndeksOnline 


