75 Mall Live Search
23:21 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Presidenti serb Vuçiq e vë në pikëpyetje takimin me lidërët kosovarë në Paris

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk është i sigurtë që do të mbahet takimi i ardhshëm me palën kosovare në Paris, i cili është vendosur të zhvillohet me 1 korrik, përcjellë Indeksonline.

Në një intervistë për televizionin serb RTS, Vuçiq ka thënë se ai takim nëse do të mbahet do të ketë rëndësi shumë më të madhe se mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

“Kam informacione që edhe Washingtoni ka qenë i përfshirë në temat e diskutimit mes neve dhe kosovarëve në Paris. Javën e ardhshme do të mbahet mbledhja e Këshillimit të Sigurimit në OKB, por mendoj që takimi në Paris do të jetë shumë më i rëndësishëm për ne nëse mbahet” deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se refuzimi i Prishtinës zyrtare për të implementuar marrëveshjet e Brukselit po sjellë probleme në procesin e gjetjes së një zgjidhje të përshtatshme për dy palët. /Indeksonline/