Shkelet me veturë 6 vjeçari në Gjakovë, me gjendje të rëndë dërgohet në QKUK
Një aksident ka ndodhur para pak kohe në Gjakovë, në lagjen Piskot ku një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, ka konfirmuar rastin.
“Një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga një veturë. Fëmija është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë”, ka thënë Gjokaj.
Të gjitha masat janë marrë nga policia e Kosovës dhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes.