Real Madrid nuk ndalet, brenda javës zyrtarizon edhe dy lojtarë të ri
Gjatë ditës së sotme, Real Madrid zyrtarizoi transferimin e sulmuesit serb, Luka Jovic.
Ai u transferua për 60 milionë euro dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2025, transmeton Indeksonline.
Por duket se transferimet nuk do të mbarojnë me kaq. Ekipi i Real Madrid pritet që brenda javës të transferoj edhe dy futbollist të ri.
Bëhet fjalë për Eden Hazard dhe mbrojtësin e Lyon, Mendy, shkruajnë mediat spanjolle.
Arsyeja se pse të dytë pritet të transferohen brenda kësaj jave është prezantimi I fanellave të reja.
‘Adidas’ dhe Real Madrid janë të interesuara që Hazard të jetë I pari që prezanton fanellën e re./Indeksonline/