Theret me thikë një person në Han të Elezit, i dyshuari në arrati
Një person është therur me thikë në Hanin e Elezit, përcjellë Indeksonline.
Siç bën të ditur policia e Kosovës, viktima është dërguar në spitalin e Ferizajt derisa i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima mashkull K/Shqiptar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull k/shqiptar. Viktima është dërguar në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”. /Indeksonline