75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i afërt me politikën gjermane tregon dy detaje që pritet të diskutohen në takimin Haradinaj-Merkel

Deputeti kosovar, Gani Dreshaj që njihet për afërsinë e tij me politikën gjermane ka treguar dy detaje që pritet të jenë pjesë e takimit Haradinaj-Merkel në takimin e nesërm.

Dreshaj është i bindur që në takimin e nesërm, Gjermania do të ketë hapa konkret në ndihmën që pritet t’i jap Kosovës për liberalizimin e vizave.

Poashtu, sipas Dreshajt, Gjermania do të jap kundërshtimin final në idenë për prekjen apo ndryshimin e kufijve në marrëveshje me Serbinë.

“Ramush Haradinaj do të ketë nesër një nga takimet më të rëndësishme kohëve të fundit për Kosovën në Berlin.

Bashkë me kancelaren Merkel do të konfirmohet dhe thellohen marrëdhëniet e besimi i Kosovës me Gjermaninë si partnere strategjike.

Nga informacionet që kam nga miqët e politikës gjermane, Berlini nesër zyrtarisht do të shpallë të “vdekur” planin për ndryshimin apo prekjen e territoreve në ndonjë marrëveshje eventuale me Serbinë.

Poashtu, Gjermania konkretisht do të lëvizë pozitivisht për të ndihmuar Kosovën drejt liberalizimit të vizave. Për këtë, do të ketë diçka konkrete nga takimi i nesërm.

Sot kam udhëtuar personalisht për Berlin dhe jam i bindur se Kosova do të marr nesër një PO të madhe nga shteti më proshqiptar dhe më me ndikim në Evropë, Gjermania” shkruan Dreshaj në njoftim./Indeksonline/