75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Protesta e 2 qershorit, caktohet masa për të arrestuarit

 60 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e së dielës të organizuar nga opozita jashtëparlamentare, ndër ta 42 të arrestuar.

Këta të fundit dolën sot para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë transmeton topchannel.

Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe ish-deputetët e PD.

Në përfundim gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë për protestuesit si më poshtë, ku 37 prej tyre morën masën detyrim paraqitje, dy arrest me burg dhe tre arrest shtëpie./Indeksonline/