75 Mall Live Search
15:29 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Telekomi i Kosovës me web faqe te re

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit te Kosoves, Bedri Istrefi përmes një statusi në facebook ka treguar se Telekomi i kosovës tashme ka web faqe te re.

Ai ka thënë se përmes kësaj web faqe të re të gjithë qytetarët do të kenë mundësi shtesë për t’u informuar rreth ofertave të reja.

“Telekomi i Kosovës me ueb faqe të re!

Telekomi i Kosovës sot ka lansuar ueb faqen e re, përmes së cilës, të gjithë konsumatorët dhe qytetarët e interesuar, do të kenë edhe një mundësi shtesë për t’u informuar rreth ofertave dhe produkteve tona, si dhe veprimtarisë biznesore të kompanisë sonë.Telekomi i Kosovës tash e një kohë të gjatë ka pasur ueb faqe të disponueshme për konsumatorët e vet, porse, ueb faqja e re që është në adresën http://kosovotelecom.com/ është përgatitur dhe përshtatur në mënyrën më adekuate, që të jetë lehtësisht e qasshme për t’u përdorur nga konsumatorët dhe të gjithë qytetarët e interesuar.Konsumatorët mund të gjejnë të gjitha informatat lidhur me shërbimet dhe produktet tona, që ofrohen në tri gjuhë: gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.Ueb faqja e re e Telekomit të Kosovës do të pasurohet me njoftimet më të fundit dhe do të jetë e qasshme për të gjithë, kudo dhe në çdo kohë”, ka thënë ai në facebook./Indeksonline/