75 Mall Live Search
16:04 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

GM dhe Michelin lansojnë gomat pa ajër

Gomat pa ajër kanë qenë në punë për disa vite, por ato më në fund mund të instalohen në automjetin tuaj të ardhshëm.

Duke punuar në partneritet me Michelin, GM do të fillojë testimin e gomave UPTIS (Unique Puncture-proof Tire System) më vonë këtë vit në një flotë të modeleve Chevrolet Bolts.

Testet për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të gomave janë bërë, kështu që General Motors mund t’i prezantojë ato në automjetet e pasagjerëve që në fillim të vitit 2024, shkruan IndeksOnline.

Gomat pa ajër kanë një numër përfitimesh pasi ato nuk mund bëhen të sheshta ose të pësojnë një shpërthim. Shoferët nuk do të duhet të shqetësohen për mbajtjen e gomave të tyre të fryra.

Gomat UPTIS gjithashtu premtojnë të jenë miqësore me mjedisin pasi që do të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e “gomave të shpuar ose të dëmtuar që braktisin përpara se të arrijnë fundin e ciklit të tyre të jetës”.

Ato gjithashtu do të eliminojnë nevojën për goma rezervë dhe GM thotë se kjo do të reduktoj përdorimin e lëndës së parë, konsumin e energjisë dhe emetimet. Po ashtu, eliminimi i gomave rezervë do t’i bëjë makinat më të lehta. /IndeksOnline/