Bastorët nuk e vlerësojnë Kosovën, favorizojnë Malin e Zi
Kosova të premten është mysafir i Malit të Zi në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Dardanët edhe pse kanë pasur rezultate të mira kohët e fundit nuk është favorizuar nga Bastoret, shkruan Indeksonline.
Faqet e njohura të basteve kanë vënë favorit Malin e Zi derisa Kosova është outsajdere.
Fitorja e Malit të Zi vlerësohet nga 1.95 deri në 2.12, barazimi nga 3.05 deri 3.34 ndërsa fitorja e Kosovës nga 3.35 deri në 4.17. /IndeksOnline/
