Trump dhe May nuk ia zgjasin dorën njëri tjetrit
Presidenti i SHBA, Donald Trump ndodhet për një vizitë në Britani, ku është takuar edhe me kryeministren Therasa May. Por mediat kanë vënë re një detaj në momentin kur Presidenti pritet nga May.
Siç shihet në këto pamje, dy liderët nuk shtrënguan duart me njëri-tjetrin.
Presidenti amerikan shtrëngoi duart me burrin Philip të zonjës May ndërsa gruaja e tij, Melania shtrëngoi duart me kryeministren.
Gjatë bashkëbisedimit Shefi i Shtëpisë së Bardhë kujtoi partneritetin e rëndësishëm tregtar mes dy aleatëve dhe paralajmëroi marrëveshje të reja dypalëshe.
Ndërsa Kryeministrja në ikje Mej tha se përmirësimi i raporteve është në interesin edhe të 1 milionë qytetarëve amerikanë që punësohen në Britaninë e Madhe.