Hamsik largohet nga Kina pas vetëm 10 ndeshjesh
Marek Hamsik u largua nga Napoli gjatë merkatos dimërore për të provuar një eksperiencë në Kinë, te skuadra e Dalian.
Por aventura e tij nuk shkoi ashtu si duhej në Azi, teksa e ka marrë malli për Europën dhe pikërisht faktin se futbolli ndryshon shumë, ashtu si edhe tradita dhe zakonet.
Kështu, sipas asaj që shkruan “TRT Sports”, në fakt, Besiktasi është hedhur në sulm dhe ka gati një ofertë të rëndësishme për sllovakun, ish-kapiten i Napolit.
Deri tani, vetëm 10 ndeshje dhe 1 gol në Kinë.