75 Mall Live Search
21:38 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Haradinaj dhe Merkel do ta konfirmojnë si të “vdekur” planin për ndryshimin e kufijve”

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Binak Vishaj duke komentuar takimin e nesërm të kryeministrit të vendit Ramush Haradnaj me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se pikërisht në Berlin do të konfirmohet si i “vdekur” plani për ndryshimin e territorit të Kosovës në marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Vishaj këto komente i bëri përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij Facebook, teksa ai shtoi se Haradinaj dhe Merkel po konkretizojnë hapat drejt liberalizimit të vizave, përcjellë Indeksonline.

Ky është statusi i plotë i tij:

Kryeministri Ramush Haradinaj, nesër zhvillon njërin nga takimet më me rëndesi për Kosovën në Berlin. 
Kryeministri Haradinaj dhe kancelarja Merkel, nesër do ta konfirmojnë si të “vdekur” planin për ndryshimin e territorit të Kosovës në marrëveshje përfundimtare me Serbinë. 
Gjermania dhe kancelarja Merkel po bejnë hapa konkret për ta ndihmuar Kosovën drejt liberalizimit të vizave, Kosova nesër do të marr një po të madhe nga kancelarja Merkel për vizat. 
Kryeministri Haradinaj edhe nesër në Berlin si në Samitin e Berlinit para disa ditëve do e konfirmoj qendrimin e Qeverisë së Kosovës se taksa nuk hiqet deri në njohje reciproke nga ana e Serbisë, me këtë qendrim Kryeministri do të shkoj edhe në Samitin e Parisit!
Besimi në kryeministrin Haradinaj, po rritët jo vetëm në planin e mbrendshem po ëdhë në planin nderkombëtar me theks të veçantë të miqët e popullit të Kosovës.