“Bomba” e mbrëmjes, Roma jep Dzekon dhe para për Icardin
Roma ka kërkuar nga Inter që të përfshijë Mauro Icardin si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Edin Dzekon.
Është e njohur se Nerazzurrët janë pranë sigurimit të Dzekos dhe e vlerësojnë atë 13.5 milionë euro.
Gianluca Di Marzio pretendon se këtë mbrëmje romakët pyetën për Icardi si pjesë të negociatave, shkruan Indeksonline.
Inter e ka bërë mjaft të qartë se ata nuk e duan më argjentinasin pas disa muajsh tensionesh, polemikash dhe vendimit për t’i hequr shiritin e kapitenit.
Nerazzurët e kishin drejtuar drejt një shkëmbimi me Juventusin për Paulo Dybala, por kjo ide nuk u prit mirë me Dybala.
Icardi është duke u mbajtur, por mund të ndryshojë mendjen nëse ka kërcënim për ta lënë në stol për një sezon të tërë.
E gjithë kjo ka dëmtuar rëndë reputacionin dhe etiketën e çmimit, kështu që Interi po përpiqet ta largojë nga skuadra e tyre.
Sky Sport Italia gjithashtu pretendon Interi e ka ofruar Icardin te Manchester United në këmbim të Romelu Lukaku, por klubi i Old Trafford refuzoi. /IndeksOnline/