75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Shtëpia e Fizikanëve”, nesër premierë në Teatrin e Qytetit në Gjakovë

Nesër (07.06.2019), me fillim nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, do të jepet premiera e shfaqjes “Shtëpia e Fizikanëve”.

Kjo shfaqje vjen nën regjinë e Kastriot Saqipit, ndërsa luajnë aktorët: Besfort Berberi, Ylber Mehmeti, Alban Goranci, Elida Shasivari, Myrvete Kurtishi, Altina Kusari, Vlera Pylla dhe Yllka Lota.

Skenografia është punuar nga Petrit Bakalli, ndërsa asistent regjie është Valon Pallaska./Indeksonline/