Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të zhdukur në Klinë
Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur. Bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 ne fshatin Bokshiq-Klinë.
Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit, Policia ka kërkuar nga qytetarët nëse mund të ndihmojnë në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192./Indeksonline/

