75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Reagimi befasues i Beyonce kur një grua afrohet të flas me Jay-Z

Sjellja e akullt e Beyonce-së në ndeshjen e finaleve të NBA-së është bërë virale pasi një grua u afrua të bëjë një bisedë me bashkëshortin e saj Jay Z. 

Në një klip të shkurtër shihet këngëtarja, 37 vjeçare, duke tentuar për të shijuar ndeshjen sportive, megjithatë vazhdimisht gjendet në një pozitë të parehatshme pasi Nicole Curran, gruaja e pronarit të ‘Golden State Warriors’, Joe Lacob, afrohet për të shijuar një bisedë me reperin, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Reagimi i hidhur i kënëgtarës e cila tenton të buzëqesh por që dështon të jetë e relaksuar, ndërsa priste me padurim që biseda të mbarojë , kjo video u shpërnda me të shpejtë në internet dhe adhuruesit krahasonin Nicole me personazhin Becky të cilën Beyonce e përmend në këngën ‘Sorry’.

Beyonce është parë ulur në mes të Jay dhe Nicole, dhe bëhet gjithnjë e më shumë e frustruar teksa gjendet në mes tyre. 

Momenti që u kap në kamera, dhe shumë tifozë shpërthyen me komente të ndryshme.  

“Unë do të largohesha nga toka nëse Beyonce do të më hidhte atë shikim”, tha një komentues.

“Kush është ajo grua që po e shqetëson Beyoncen, ajo është gati ta vrasë atë” tha një tjetër.

Në nëntor të vitit 2017, Jay pranoi se ai mashtroi Beyonce-n pas albumit të këngëtares ‘Lemonade’ që u lansua në vitin 2016, në të cilin ajo i këndoi tradhtisë së tij me tekstin ‘Becky with the good hair”./Indeksonline/