Pasuria e Fisit të PSD-së, ka bibliotekë personale me vlerë 5000 euro
Sot gjatë ditës janë publikuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve të publik.
Njëri nga ata që e ka deklaruar pasurinë është edhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismajli, shkruan Indeksonline.
Deputeti shumë i zëshëm në deklarimin e tij e ka shkruar edhe bibliotekën e tij personale që vlerësohet 5.000 euro.
Ismajli ka 100.000 përqind aksione në shoqërinë komerciale “Karrota ADS”. Kapitali i saj është 700.000 euro.
Të hyrat e tij vjetore si deputet janë 20.582 euro.
Deputeti i PSD-së vozit një veturë të tipit ‘AUDI A6’ e prodhuar në vitin 2016 që vlerësohet 13.000 euro./Indeksonline/



