75 Mall Live Search
16:58 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Milionat e deputetit të Vetëvendosjes

Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani sikurse viteve të kaluara, edhe kësaj radhe po del të jetë goxha i pasur.

Ai në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ka thënë se ka në pronësi disa troje që kushtojnë miliona euro dhe një shtëpi banimi, dy vetura e ari, shkruan Indeksonline.

Kështu, shtëpia e tij kushton 35 mijë euro, katër troje në vlera prej 50 mijë euro, 300 mijë euro, 2 milionë e 300 mijë euro dhe një tjetër prej 795 mijë e 265 euro.

Tutje, veturat e tij kushtojnë njëra 5 mijë e 500 euro, kurse tjetra 6 mijë e 500 euro, prej tyre njëra është e gruas së tij.

Ai merr edhe pagë vjetore më shumë se 23 mijë euro nga posti i deputetit të Kuvendit, kurse 1 mijë e 57 euro i ka marr mëditje. /Indeksonline/