Sonte ndeshja e dytë finale mes Mabetex Prishtinës dhe Liburnit
Sonte nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sportve zhvillohet ndeshja e dytë finale e futsallit, Mabetex Prishtina dhe FC Liburnit të Gjakovës.
Loja e parë mbaroi me rezultat 3:2 në të mirë të Gjakovarëve.
Ekipit të Prishtinës i duhet fitorja nëse duan titullin. Brenda palestrës pritet të krijohet një atmosferë impozante nga te dy tifozeritë./Indeksonline/