ZYRTARE: Llapi përforcohet me një brazilian
KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga mesfushorët defanzivë më të mirë në Shqipëri, brazilianin Bruno Arrabal i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës ku ka luajtur të gjitha ndeshjet dhe ishte titullar i padiskutueshëm. Arrabal do jetë pjesë e Llapit në edicionin e ri 2019/20!
Bruno Arrabal, brazilian, 27 vjeç i lindur më 22.02.1992 në Brazil. Pozita e tij që luan është mesfushor defanziv. Ai vjen nga Kamza, ku ka luajtur 24 ndeshje si titullar. Më parë, Arrabal ishte pjesë e skuadrave: Remo, Duque de Caxias, Tupi FC, Mogi Mirim, Ethnikos dhe Kamzës. /IndeksOnline/