Ryva Kajtazi sonte po shkëlqen, elegante në fustan të zi!
Ryva Kajtazi ka hedhur një imazh të ri në llogarinë e saj të Instagramit.
Këngëtarja e mirënjohur erdhi e veshur në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë teksa nuk la anash as ekspozimin e gjoksit dhe këmbëve seksi, shkruan Indeksonline.

Ryva dukej tërë shkëlqim dhe joshëse si asnjëherë më parë duke vënë në pah format dhe elegancën e saj.

Kujtojmë, që pas një pauze Ryva u rikthye me projektin e ri ‘Sanatorini’ të cilin e solli së bashku me videoklip./Indeksonline/