75 Mall Live Search
09:50 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Therje me thikë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar.”, thuhet në raport, përcjellë Indeksonline.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/