Kendall Jenner ‘kapet’ në rrugë duke e mbushur Porsche-n e saj në Beverly Hills
Kendall gjatë javës ishte parë në kryeqytetin italian,
në Romë për të pozuar për markën e njohur H&M, transmeton IndeksOnline.
Duke u kthyer në përditshmërinë e saj, Kendall Jenner ishte paraqitur të enjten
në një pompë karburantesh, duke e mbushur veturën e saj të tipit Porsche, në
Beverly Hills.
Modelja 23 vjeçare u mundua t’iu shmanget paparacëve, duke e shijuar diellin e
ngrohtë në Kaliforni.
Megjithatë ajo u kap nga syri i aparatit, e veshur thjeshtë me një palë xhinse
dhe një maicë të thjeshtë. Ajo që vihej re ishte stomaku i Kendall, tejet në
formë dhe i sheshtë.
Kujtojmë që Kendall tashmë është ‘single’ pasi u nda nga i dashuri i saj,
lojtari i Philadelphia 76ers, Ben Simmons. /IndeksOnline/