75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

E kryer, Roma arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Gjigantët e Serie A kanë vendosur për trajnerin e tyre të ri.

Gjallorosët kanë qenë pa menaxher të përhershëm që kur Eusebio di Francesco u shkarkua gjatë këtij viti dhe u zëvendësua nga Claudio Ranieri i cili u punësua si trajner i përkohshëm.

Calciomercato ka konfirmuar se menaxheri i ardhshëm i Romës do të jetë Paulo Fonseca.

Portugezi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Shakthar Donetsk për t’u larguar nga Ukraina, me Fonsecan që do ta paguajë vetë klauzolën e largimit prej 2 milionë eurosh, kjo edhe për faktin se portugezi për t’u liruar nga ukrainasit pranoi një rrogë më të ulët nga verdhekuqtë në mënyrë që Roma t’i jepte një çek të bardhë prej 2 milionë eurosh që të paguante klauzolën e largimit nga Shakthari.

Fonseca pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit italian të hënen për të hedhur firmën në kontratën 3-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon dhe për t’u prezantuar si pasuesi i Claudio Ranierit në stolin e skuadrës verdhekuqe. /IndeksOnline/