Skuadra e Superligës i lë lojtarët pa paga, nuk ua kryen as për Bajram
Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Ferizaji nuk ua ka kryer tërësisht obligimet e pagave lojtarëve.
Futbollistët kishin premtim nga kryesia e skuadrës së pagat do të kryheshin për festën e Bajramit.
Por, burime të afërta me skuadrën kanë konfirmuar se obligimi nuk është kryer dhe se lojtarët janë të indinjuar me këtë fakt./Indeksonline/