75 Mall Live Search
19:16 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shpendi, i vetmi politikan nga Kosova, në stadiumin e Podgoricës!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti do të jetë i pranishëm sonte në stadiumin e Podgoricës, në përkrahje të Kosovës kundër Malit të Zi.

Indeksonline ka fotografuar të parin e kryeqytetit në afërsi të stadiumit.

Ndryshe, kjo ndeshje e vlefshme për kualifikime të “Euro 2020” do të jetë pa publikë pasi UEFA kishte dënuar tifozët e Malit të Zi për thirrje raciste ndaj Anglisë.

Mirëpo, prezenca e Shpendit do të jetë në kuadër të “mysafirëve special”.

Vlen të theksohet se kryetari i PSD-së është i vetmi politikan nga Kosova që do të jetë në përkrahje të përfaqësuesen tonë.