Beqiraj: Nga Kosova kam pranuar mesazhe fyese
Kapiteni kosovar i kombëtares së Malit të Zi, Fatos Beqiraj, pas ndeshjes me Kosovën ka dhënë deklaratë për media.
Përveç ndeshjes, Beqiraj ka folur edhe mesazhet fyese që i ka marrë në rrjetet sociale ditët e fundit.
“Mediat edhe personat zyrtar më kanë respektuar, ka pas njerëz që gjate këtyre ditëve me kanë fyer. Ata nuk e dinë situatën pse jam unë këtu. Unë e kam familjen në Kosovë.”
“Kur është hedhur shorti nuk kam dashur te ndeshem kundër Kosovës, kjo është ndeshje ndryshe nga te tjerat, uroj qe Kosova të përmirësohet ende dhe te ketë sukses.”, tha ai./Indeksonline/