Zeneli nuk ia del për Bullgarinë, kthehet në Prishtinë
Lëndimi i Arbër Zenelit sic duket nuk është aq i lehtë.
Ylli kosovar lëshoi fushën në minutën 33-të pas një lëndimi në gju dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen.

Ende nuk ka dalur asnjë njoftim zyrtar për sulmuesin, megjithatë sic duket ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Bullgarinë.
IndeksOnline merr vesh se Zeneli pas ndeshjes është ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës duke u kthyer për Prishtinë, për të mos udhëtuar në Bullgari me ekipin.
Vlen të theksohet se Kosova të hënen zhvillon ndeshjen e ardhshme në Sofje të Bullgarisë. /IndeksOnline/