75 Mall Live Search
14:06 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjest human nga qytetarët e Pejës, nxjerrin një qen nga një gropë 10 metra

Disa qytetarë nga Peja kanë bërë një gjest të madh gjatë ditës së djeshme.

Në një gropë që ishte hapur për shkak të disa punimeve kishte rënë një qen, i cili nuk po arrinte të dilte.

Disa fëmijë që po luanin e kishin parë dhe kishin lajmëruar familjarët e tyre, shkruan Indeksonline.

Ata ishin grumbulluar dhe e kishin nxjerrë qenin nga gropa që ishte afro 10 metra e thellë.

Pa dyshim ky gjest i këtyre qytetarëve duhet duartrokitur. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme./Indeksonline/