75 Mall Live Search
18:20 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në Batllavë, një veturë del nga rruga

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në Batllavë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje të aksidentit ku shihet se janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një tjetër me targa të Shqipërisë, i cili ka përfunduar jashtë rrugës.

Raportohet se në aksident ka edhe persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore, derisa nuk dihet për gjendjen e tyre.

Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dal ekipet policore dhe ato mjekësore. /Indeksonline/