75 Mall Live Search
18:48 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përfshihet nga zjarri një veturë në Terrnavc të Mitrovicës

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot pasdite në fshatin Terrnavc të komunës së Mitrovicës.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Indeksonline, zjarri ka kapluar tërë makinën, e cila bllokoi edhe rrugën për qarkullim.

Dëshmitarët thonë se ekipet e zjarrfikësve janë vonuar pothuajse një orë për të arritur në vendin ku ndodhi rasti.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa nuk dihen edhe shkaqet e zjarrit. /Indeksonline/